THIRRJE PUBLIKE PËR AUTORË PËR QËNDRIM NJË MUJOR NË NJË NGA VENDET E RAJONIT

THIRRJE PUBLIKE PËR AUTORË PËR QËNDRIM NJË MUJOR NË NJË NGA VENDET E RAJONIT

Projekti rajonal i Rrjetit Rajonal për Diversitetin Kulturor (READ) i financuar nga BE-ja shpall një thirrje për projekt rezidencial ku autorët nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria Serbia dhe Turqia, kanë mundësinë të qëndrojnë në një nga këto vende.

Qëllimi është t’u jepet mundësia autorëve të njohin skenën letrare, artistike dhe kulturore në rajon dhe në këtë mënyrë të mbështesin përhapjen rajonale të veprave letrare artistike.

Programi READ Resident fillon në maj dhe zgjat deri në fund të dhjetorit, në varësi të vendit të përzgjedhur, dhe qëndrimi i autorit është një muaj.

Thirrja është e hapur nga data 1 mars dhe do të zgjasë deri më 30 mars 2023. Më shumë informacion rreth aplikacioneve mund të gjeni në linkun:  https://www.goethe.de/ins/mk/kul/sup/rea.html

Leave a Reply

Your email address will not be published.