VIDEO: RIHANNA, MAHNITI PUBLIKUN ME PERFORMANCËN LIV NË OSCARS

RIHANNA, MAHNITI PUBLIKUN ME PERFORMANCËN LIV NË OSCARS

Këngëtarja e famshme Rihanna befasoi në tapetin e kuq në Oscar 2023, me paraqitjen e saj e cila bëri shumë përshtypje. Fustani i zi me mëngë të gjata Alaïa që i rrinte pas trupit nxirrte në pah besim dhe magjepsjen e saj.

Fustani nxirrte në pah barkun e saj të rrumbullakët, të cilin e prekte me shumë dashuri.Këngëtarja e kompletoi look-un e saj me buzët e kuqe të ndezura dhe bizhuteritë nga Moussaieff.

Këngëtarja “Lift Me Up” performoi këngën e saj të nominuar për Oscar duke ndryshuar nga pamja e saj në tapetin e kuq. E veshur me një bluzë të zezë me diamante, ylli shtatzënë performoi kolonën zanore “Black Panther: Wakanda Forever”. Këmisha shkëlqyese – e cila ishte bërë me porosi për të nga John Galliano për Maison Margiela – përmbante fije kristalesh të varura nga fundi.

Më shumë se 140 karat diamante nga De Beers ishin të veshura nga Riri.Këngëtarja e “Diamonds” nuk është e panjohur për sukseset e saj pasi ka marrë nëntë çmime ndër vite në ‘Grammy’, por mbrëmë shënoi herën e saj të parë si e nominuar për Oscar. Megjithatë, ishte filmi indian “RRR” që mori çmimin për këngën më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.