ZENDAYA DO TË SHPALLET IKONË E MODËS NGA STILISTËT AMERIKAN TË MODËS

Dizajnuesit amerikanë do të shpallin Zendaya-n ikonë të modës. 10 Nëntori është data e rezervuar për ceremoninë më gjigante të modës CFDA (Council of Fashion Designers of America) Awards ndërkaq tani më është e ditur se cili yll do të shpallet ikonë e modës. Shoqata Amerikane e Dizajnuesve vendosi se do të ishte aktorja 25-vjeçare Zendaya, më e përshtatshmja dhe më e merituara e këtij viti. Në të njëjtën kohë, ajo do të jetë ylli më i ri që ka marrë ndonjëherë këtë çmim. Zgjedhja e tyre nuk është aspak befasuese, sepse që nga momenti kur ajo u shfaq në tapetin e kuq disa vite më parë me një krijim të Vivienne Westwood, më pas në Tom Ford, sukseset e saj në modë vazhduan ta ndiqnin. Ajo cilësohet si një nga femrat më me stil, dhe këtë e konfirmon edhe ditët e fundit, në promovimin e filmit “Dune” me Timothy Chalame. Stilisti i Zendaya është i famshmi Law Roach, i cili arriti të krijojë një ikonë të vërtetë mode prej saj. Për të rikujtuar, para Zendaya, Rihanna, Beyonce, Jennifer Lopez, Prince, David Bowie, Farrell Williams janë disa nga yjet që kanë marrë këtë çmim prestigjioz. Ndryshe, ceremonia e ndarjes së çmimeve sivjet pas dy vitesh do të mbahet live dhe presim që të jetë një spektakël i vërtetë mode, të paktën kur bëhet fjalë për kombinime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.