KUR DUHET TË HANI MËNGJESIN?

KUR DUHET TË HANI MËNGJESIN?

Koha më e përshtatshme për të ngrënë mëngjesin është në dy orët e para të zgjimit duke pasur parasysh se jo të gjithë janë të uritur sapo zgjohen, thonë nutricionistët. Ky vakt i parë, nëse e hani në kohë, do të stabilizojë sheqerin në gjak gjatë gjithë ditës. Vetëm pas mëngjesit i gjithë organizmi ynë do të zgjohet.

Nëse stërviteni fillimisht në mëngjes një orë para stërvitjes përpiquni të hani diçka të lehtë. Gjithashtu pas stërvitjes gjithmonë duhet të hani diçka për t’i siguruar trupit energji të mjaftueshme. Nëse jeni tipi i personit që nuk mund të hani herët, pini një gotë ujë kur ngriheni për të hidratuar trupin dhe më pas hani diçka të lehtë,p.sh. kos ose banane. Është e rëndësishme të mos anashkaloni mëngjesin sepse ai siguron energjinë që i nevojitet trupit për ta nisur ditën në mënyrë produktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published.