KUSH BËN MË SË SHUMTI THASHETHEME, BURRAT APO GRATË?- TREGON NJË HULUMTIM I RI

KUSH BËN MË SË SHUMTI THASHETHEME, BURRAT APO GRATË?- TREGON NJË HULUMTIM I RI

Gratë përgjithësisht konsiderohen si ato që kënaqen më shumë kur bëjnë thashetheme për të tjerët. Megjithatë, nëse do të pyesni gratë ato në të shumtën e rasteve do të thonë se kanë dëgjuar gjithçka nga miqtë e tyre meshkuj. Një studim i dha përgjigje pyetjes se cila gjini i pëlqen të përgojojë më shumë.

Një studim që anketoi 2000 britanikë zbuloi se një burrë mund ta mbajë mesatarisht sekretin për vete për rreth 2 orë e 47 minuta, 40 minuta më pak se gratë. Në hulumtim, një në dhjetë persona pranuan se kishin zbuluar sekretin e dikujt tjetër vetëm 10 minuta pasi dikush ia kishte besuar.

Është interesante, dhe disi qesharake, që 92 % e të anketuarve ende e konsideronin veten një person të besueshëm. Sa i përket “temës”, pra llojit të sekreteve që meshkujt e kanë më të vështirë t’i mbajnë, rezultoi se ishin sekrete për tradhtinë bashkëshortore, aferat në punë dhe gënjeshtra e të tjerëve.

Një sondazh i katër viteve më parë zbuloi gjithashtu se burrat shpenzonin mbi 30% më shumë kohë duke bërë thashetheme në krahasim me gratë, në vendet e punës dhe jo në shtëpi si gratë. Sekretet zakonisht ndahen me një mik, koleg, gruan dhe mesatarisht një burrë ndan sekretin e dikujt tjetër me 5 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.