MËSONI PËR TRADITËN ARBËRESHE DHE TORTËN E VEÇANTË TË DASMAVE

MËSONI PËR TRADITËN ARBËRESHE DHE TORTËN E VEÇANTË TË DASMAVE

Arbëreshët, të cilët kanë arritur në pjesën jugore të Italisë rreth shekullit XV, kryesisht në pjesën e Calabria-s, dallojnë në shumë faktorë dhe elemente jo vetëm nga italianët por edhe nga vetë shqiptarët në trojet etnike. Një ndër traditat e veçanta është edhe torta dasmore e njohur si Mostacciolo. Në zonën e Spezzano Albanese-s, veçanërisht kjo tortë është magjepsëse. Ajo mbart dekorime të ngjashme me kostumet popullore shqiptare shekullore.

Martesa në kulturën arbëreshe, ashtu si në shumë kultura botërore, cilësohet si një ndër ngjarjet më të mëdha në jetën e njeriut. Ndaj edhe tradita gastronomike e pasqyron kaq larmishëm gjithë ngjarjen në një tortë. Secila familje e përgatit me mënyrën e vet por me rëndësi është ruajtja e përcjelljes së mesazhit në të. Të ndihmuar nga të ftuarit arbëreshët nuk e konsumojnë tortën por ia hedhin njëri-tjetrit. Burri, për të simbolizuar forcën e tij mund të përdorë vetëm njërën dorë. Gruaja nga ana tjetër të dyja. Ajo që fiton është thuajse gjithmonë “pjesa e ëmbël e çiftit të ri”. Ndërsa çmimi i fituar është simbolika e pushtetit në shtëpi që u takon pa diskutim nuseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.