MJEKËT SQAROJNË SI TË SHMANGNI GABIMET GJATË APLIKIMIT TË KREMIT KUNDËR DIELLIT

MJEKËT SQAROJNË SI TË SHMANGNI GABIMET GJATË APLIKIMIT TË KREMIT KUNDËR DIELLIT

Ekspertët mjekësor kanë shpjeguar se si të shmangen gabimet më të zakonshme gjatë përdorimit të kremrave për mbrojtjen e lëkurës gjatë verës. Përveç rrezikut nga djegjja nga dielli, rrezet UV mund të shkaktojnë kancer të lëkurës.

Dr Stephanie Oi, një mjeke e përgjithshme në Londër, thotë se shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për masat që duhen marrë për t’u mbrojtur nga dëmtimi i diellit dhe kanceri i lëkurës.

“Shumica prej nesh nuk vendosin mjaftueshëm krem kundër diellit. Për t’u mbrojtur siç duhet, është e nevojshme që të vendosni krem kundër diellit në të gjithë trupin. Rrobat mund të ofrojnë një farë mbrojtjeje por mos harroni që të aplikoni dhe nën skajet e rrobave për t’u siguruar që të keni një mbulim të mirë të të gjithë trupit”, thotë ajo.

Mjekja rekomandon gjithmonë përdorimin e SPF 50, qoftë dhe kur është shi.

“Zgjidhni SPF më të lartë të mundshëm për t’i dhënë vetes mbrojtjen më të mirë. Disa njerëz zgjedhin SPF më të ulët, sepse mendojnë se kjo do të rrisë nivelin e vitaminës D në trupin e tyre, por studimet kanë treguar se niveli i vitaminës D nuk ndikohet nga kremi më i lartë i diellit me SPF.”

Ju e aplikoni kremin kundër diellit kur keni mbërritur në plazh. Kjo është e gabuar. “Kremi kundër diellit duhet të aplikohet të paktën 30 minuta para se të dilni jashtë, dhe më pas përsëri, çdo dy orë. Nëse notoni ose djersitni, do t’ju duhet edhe më shpesh”, thotë mjekja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.