NDANI KOHË PËR VETEN, KJO I NDIHMON RAPORTIT TË SHËNDOSHË MES PARTNERËVE

NDANI KOHË PËR VETEN, KJO I NDIHMON RAPORTIT TË SHËNDOSHË MES PARTNERËVE

Marrëdhëniet romantike që kanë lulëzuar nga një angazhim i ndërsjellët mes partnerëve janë një gjë e bukur. Nëse keni një partner romantik dhe në të njëjtën kohë një mik të ngushtë i cili është gjithmonë pranë jush ndërsa ju e respektoni, mbështesni dhe këshilloni njëri-tjetrin keni raporte të shëndosha. Megjithatë ekziston një kufi i shëndetshëm në marrëdhëniet romantike i cili mundëson që kjo marrëdhënie të mbahet ndërsa kjo është hapësira personale që duhet ta keni të dy.

Pa këtë hapësirë gjithçka mund të rrënohet lehtësisht sepse jeni përqendruar shumë te njëri-tjetri dhe e keni lënë pas dore plotësisht veten. Neglizhon hobi, ritualet që të lumturonin, bën vazhdimisht kompromise dhe në fund harron gjithçka që ishte vetëm e jotja. Me kalimin e kohës kur e kuptoni këtë, mund të vini re se si ky raport përveç që ju sjell humor të keq, ndikon edhe në emocionet mes jush. Këto janë gjërat që duhet t’i kushtoni vëmendje për të ruajtur individualitetin në marrëdhënie.

  1. Gjeni kohë për gjërat që ju bëjnë më të lumtur

A keni hobi që dikur e shijonit dhe që tani ka rënë nga lista e prioriteteve apo dëshirave tuaja? Ndërsa planifikoni takime me partnerin tuaj gjeni kohë edhe për gjërat që dëshironi të bëni. Nëse doni të harxhoni, të themi një orë në javë duke bërë diçka që është vetëm për ju, njoftoni partnerin tuaj për këtë. Në një marrëdhënie të shëndetshme dhe në një marrëdhënie normale e vetmja përgjigje që duhet të merrni është ajo që është mbështetëse. Koha që kalojmë larg partnerit tonë në fakt mund t’i shtojë shumë më shumë begati kohës tuaj që do ta kaloni bashkë.

  1. Dije se “koha për vete” nuk do të thotë fjalë për fjalë

Mund të përfshijë gjithashtu miqtë dhe familjen, është thjesht koha juaj që keni lënë mënjanë për ta kaluar sipas dëshirës tuaj. Pavarësisht nëse është kafe me një mik të ngushtë ose një udhëtim në fundjavë për të vizituar vëllain ose motrën tuaj që jeton në një qytet tjetër, ju keni të drejtë të kaloni kohë me të dashurit e tjerë nëse kjo ju rimbush bateritë. Është një gjë e keqe nëse partneri juaj reagon ashpër kur i thoni se do të kaloni kohë me të tjerët dhe jo me të.

  1. Kini parasysh se partneri juaj mund të dëshirojë edhe pak hapësirë ​​personale

Nëse mendoni se keni nevojë për hapësirë ​​personale në marrëdhënien tuaj dijeni se edhe partneri juaj mund të ndihet në të njëjtën mënyrë. Me këtë në mendje, kur flisni për nevojën për kohë vetëm, pyesni partnerin tuaj se si ndihet. Më pas diskutoni mënyrat për të përfshirë qëllimisht kohën që jeni ndarë në oraret tuaja, në mënyrë që kur të ktheheni bashkë, të keni aventura të reja për t’i treguar njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.