NDIHMON NË HUMBJEN E PESHËS POR ASNJËHERË SE KENI PROVUAR DERI MË TANI
Nëse jeni në dietë dhe dëshironi të humbni disa kilogramë, bëni një pije që do të ju ndihmojë të humbni peshë. Ju nevojiten vetëm ujë dhe fara koriandër. Farat zhyten në një gotë me ujë dhe lihen gjatë gjithë natës.
Pini ujin në mëngjes me stomak bosh. Koriandër stimulon metabolizmin, sekretimin e acidit të stomakut, rrit nivelin e energjisë dhe forcon flokët. Ndihmon në largimin e toksinave nga trupi, nxit tretjen, humbjen e peshës dhe ndihmon në rast se keni probleme me diarrenë.
Gjithashtu, nëse keni lëkurë problematike kjo është pija ideale për ju sepse pastron lëkurën dhe mund ta përfshini në dietën tuaj si erzë.
Koriandër është një barishte jashtëzakonisht e njohur që ka përdorime të gjera dhe të larmishme në kuzhinën indiane, tajlandeze, të Amerikës së Jugut dhe të Lindjes së Mesme. Një tjetër emër për koriandër, i cili përdoret shumë shpesh, është majdanozi kinez. Gjethet e korianderit duken shumë të ngjashme me gjethet e majdanozit italian dhe ndonjëherë janë të vështira për t’u dalluar.
Koriandri përdoret në mjekësi për mijëra vjet dhe përdoret për të maskuar erën e pakëndshme të disa ilaçeve por përdoret edhe si ilaç. Mund të blini koriandër si në formë farash ashtu edhe të grirë në pluhur. Farat e korianderit janë të vogla, të lehta dhe të rrumbullakëta dhe kur bluhen ato prodhojnë një pluhur kafe. Nëse jeni duke blerë fara provoni t’i skuqni lehtë para se t’i bluani për të nxjerrë vajrat dhe shijen e tyre aromatike. Gjethet e koriandrit kanë një shije të ndryshme nga farat.
Leave a Reply