NËSE DONI TË DOBËSOHENI MOS E TEJKALONI MËNGJESIN

NËSE DONI TË DOBËSOHENI MOS E TEJKALONI MËNGJESIN

Nëse dëshironi të dobësoheni, duhet filluar nga metabolizmi. Sukses në humbjen e kilogramëve do të keni vetëm atëherë kur të gjeni mënyrat e duhura që metabolizmi të djegë sa më shumë kalori gjatë gjithë ditës. Por ekspertët e shëndetit thonë se shmangia e mëngjesit është një nga gabimet më të zakonshme që i bëjmë metabolizmit dhe kjo është arsyeja, me shumë gjasa, që nuk arrin nga dieta atë që pret.

“Shmangia e mëngjesit është një nga gjërat më të këqija që bëni nëse doni të bini nga pesha, sepse kjo e bën metabolizmin të punojë më ngadalë. Nëse nuk ha, truri i dërgon një mesazh pjesës tjetër të trupit të ruajë energjinë, duke e sinjalizuar atë të mbajë yndyrën që po përpiqeni ta zhdukni”, tha Jenny Sugar, dietologe.

Edhe dietologia nga New York-u, Regina Fazzini, thotë se:

“Mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës dhe ju jep energji për të qëndruar të ngopur dhe të përqendruar, kështu që unë gjithmonë e rekomandoj fillimin e ditës me mëngjes të bollshëm për të pasur sa më shumë energji. Vezë, tërshërë, por edhe receta të tjera të pasura me proteina për mëngjes janë zgjidhje të mira!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.