NËSE PREFERONI NGJYRËN E ZEZË DUHET TA KOMBINONI ATË NË VESHJEN TUAJ

NËSE PREFERONI NGJYRËN E ZEZË DUHET TA KOMBINONI ATË NË VESHJEN TUAJ

Nëse preferoni ngjyrën e zezë a keni menduar se çka mund të simbolizojë ajo? Shpesh njerëzit e lidhin atë, në aspekt shpirtëror, me energji negative dhe trishtim. Sipas feng shui-t e zeza ka të bëjë me ujin. Ekspertët besojnë se kjo ndodh për faktin se errësira pasqyron thellësinë dhe pafundësinë e elementit të ujit. Rrobat me nuanca më të errëta, sipas feng shui-t, interpretohen si një shenjë stabiliteti. Nëse keni planifikuar një takim të rëndësishëm ose ju duhet të bëni një punë apo detyrë të rëndësishme, vishni të zeza.

Megjithatë, ekspertët e feng shui-t paralajmërojnë se nuk duhet të visheni me të zeza nga koka te këmbët por ta kombinoni me kujdes këtë ngjyrë. E zeza rrit efektin e ngjyrave të tjera, ndaj këshillohet që të mos e bëni atë ngjyrën kryesore.

Psikologët thonë se e zeza zgjidhet nga njerëzit që duan të krijojnë një ndjenjë misteri. Rrobat e zeza janë tepër tërheqëse energjikisht. Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen dhe në të njëjtën kohë të dukeni të denjë dhe elegante, vishni të zeza.

Kjo funksionon mirë edhe në takimet e para. Ekspertët e ngjyrave rekomandojnë kufizimin e së zezës dhe freskimin e së zezës në kombinim me ngjyra të tjera. Opsionet më të mira janë kombinimi i zi dhe i kuq, i zi dhe i bardhë dhe i zi dhe gri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.