NGJYRA E THONJËVE MUND TË JETË NJË NGA TREGUESIT E PROBLEMEVE SHËNDETËSORE

NGJYRA E THONJËVE MUND TË JETË NJË NGA TREGUESIT E PROBLEMEVE SHËNDETËSORE

Shpesh nuk i vëmë re por thonjtë mund të jenë një prej treguesve të problemeve shëndetësore. Shenjat mund të jenë të ndryshme por një vizitë te mjeku kur vëreni ndryshime do të na bënte mirë. Sipas dermatologes dhe CEO-s së “Art of Demratology”- New York, Jessica Krant, thonjët në ngjyrë shumë të errët paraqiten nga shkaqe të ndryshme: natyrale, goditje, ndryshim pigmenti si pasojë e gjenetikës. Por kur krejt papritur dhe në mënyrë shumë të shpejtë thonjtë e tu nisin të nxihen mund të kemi një rast serioz si melanoma e thoit i cili është një lloj i kancerit të lëkurës.

Thonj gri ose jeshilë- Nëse vë re ngjyrë gri të errët apo jeshile, mund të vuash nga infeksion mykotik në thua.

Thonj blu- Nëse thonjtë e tu po marrin një nuancë blu, do të thotë se gishtat e tu nuk po marrin mjaftueshëm oksigjen. Kjo mund të jetë një shenjë që qarkullimi i gjakut në duart e tua nuk po funksionon si duhet dhe lidhet me një sëmundje mushkërie ose zemre.

Thonj të bardhë- Shkaqet janë të ndryshme, ama rasti më serioz është një sëmundje në mëlçi.

Thonj që hollohen- Nëse thonjtë nisin të hollohen apo thyen mund të vuash nga mungesa e hekurit dhe anemia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.