NJERËZIT MIRËNJOHËS ZOTËROJNË DISA ZAKONE

NJERËZIT MIRËNJOHËS ZOTËROJNË DISA ZAKONE

Mirënjohja është nga ato gjëra që duhet ta bëjmë pjesë të përditshmërisë sonë. Këto janë disa zakone që zotëron një njeri i çiltër dhe mirënjohës.

Ata i kushtojnë kohë edhe nuhatjes së një trëndafili

Njerëzit e çiltër përqendrohen në disa detaje të vogla të cilat shpesh konsiderohen si të parëndësishme. Është e thjesht t’i neglizhosh të gjitha gjërat e bukura që na rrethojnë, por nëse ndalon për pak dhe bëhesh i vëmendshëm, do të kuptosh që jeta është një dhuratë e çmuar të cilën duhet ta vlerësosh maksimalisht.

Janë mirënjohës me njerëzit e tjerë

Njerëzit e sinqertë gjithashtu vlerësojnë bashkëjetuesit e tyre dhe çdo gjë që bëhet për ta. E thëna e një “Faleminderit” është mënyra më e bukur për të krijuar kofidenca më dikë.

Mendojnë për humbjen ose vdekjen herë pas here

Të menduarit rreth humbjes së njerëzve të afërt dhe se sa e pasigurt është jeta, mund t’ju ndihmojë të vlerësoni më shumë atë që zotëroni, shkruan bota.al. Do të falënderoni zotin për çdo ditë që ju falet dhe për faktin që jeni zgjuar të shëndetshëm sot.

Gjërat e mira i konsiderojnë si dhurata

Mirënjohësit nuk nënvlerësojnë asgjë. Nuk pretendojnë dhe nuk ndihen sikur dikush u ka për borxh ndonjë gjë, ose që janë të përcaktuar për të qenë më lart.

Ata i përmendin gjërat e mira

Njerëzit e çiltër e shprehin mirënjohjen e tyre jo vetëm për tu treguar të sjellshëm, por sepse kanë nevoja ta bëjnë një gjë tillë.

Qeshja

Është treguar se e qeshura ofron një cilësi më të mirë të jetës dhe shëndetit në përgjithësi. Të jesh me një person që të bën të qeshësh është një bekim. Qeshja është një nga shenjat e një marrëdhënieje të shëndetshme dhe një shenjë gëzimi, një nga dy komponentët e dashurisë.

Besimi

Për të pasur një mik, një çift ose thjesht për bashkëjetesë sociale është e nevojshme që të besoni njëri-tjetrin. Besimi zvogëlon nivelin e stresit në jetën e përditshme, pasi na jep siguri dhe paqe mendore.

Lotët

Të qenit në gjendje të qani në shpatullën e një miku apo një të dashur, kur ngjarjet e kërkojnë atë, është një element i bashkimit dhe integrimit në një marrëdhënie të shëndetshme.

Ndarja

Dhimbja e përbashkët do të thotë përgjysmim i dhimbjes, një gëzim i përbashkët e dyfishon këtë gëzim. Trajtimi i uljeve dhe ngritjeve të jetës duke i ndarë me dikë përforcon lidhjet me njëri-tjetrin dhe i bën gjërat më të lehta.

Qetësia

Ndjenja e paqes që ndjeni kur jeni të kënaqur me atë që keni, por mos e humbni ambicien për të rritur dhe përmirësuar, është gjëja më e çmuar në jetë.

Lumturia

Ashtu siç ndihet një fëmijë kur merr një surprizë, na motivon dhe na shtyn të arrijmë qëllime të reja. Kjo na ofron një përforcim pozitiv të veprimeve tona duke krijuar qarqe të virtytshme.

Shëndeti

Ai vlerësohet më shumë kur e humbni, por gjëja më e mirë është vlerësimi i tij kur e keni. Nëse e keni humbur atë dhe dini se ka njerëz që kujdesen shqetësohen për ju, kjo të fal një ndjenjë të fuqishme  mirëqenieje.

Besnikëria

Të dish se ke dikë, të cilit i përket, që të do ose të mbron dhe ke kujt mund t’i drejtohesh në kohë krizash, është një bekim. Të dish se një dorë më e fuqishme na ndihmon në kohën e duhur duhet ta falënderojmë, edhe nëse kjo ndihmë nuk vjen gjithmonë kur ne besojmë se duhet.

Miqësia

Në jetën e përditshme është më e rëndësishme dhe e kënaqshme të kemi një mik të të tregojë se çfarë ndodh me ne, përveç parave, pamjes. Miqësia brenda një marrëdhënieje është mjaft fitimprurëse.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.