PROBLEMET DHE SFIDAT AKTUALE NË ÇIFT

PROBLEMET DHE SFIDAT AKTUALE NË ÇIFT

Aktualisht përpos problemeve të vjetra, çiftet po përballen edhe me një seri sfidash të reja zhgënjyese. Jo të gjithë të rinjtë e sotëm janë në gjendje të menaxhojnë në mënyrën e duhur debatet.

Idealja do të ishte që në një moment të zjarrtë diskutimi të largoheshit për pak minuta, kjo këshillohet më tepër për ata persona që e kanë të vështirë të menaxhojnë emocionet e tyre.

Nga ana tjetër kemi edhe të rinj që janë në gjendje të ruajnë më së miri qetësinë e tyre gjatë një zënke. Gjatë studimit është vënë re se agresiviteti verbal ishte në nivele 37.5%, shpullat u përdorën në 3.2% të rasteve dhe rreth 16.37% preferuan dialogun. Vajzat do të ishin më të prirura për të dialoguar (56%).

Të jetosh në epokën e internetit dhe rrjeteve sociale nuk është aq e thjeshtë.

  1. Kalojnë shumë kohë së bashku

Nuk do të thotë se keni një marrëdhënie ideale thjesht dhe vetëm, sepse kaloni shumë kohë me partnerin. Ju duhet t’i lini hapësira njëri-tjetrit, për të realizuar punët, hobit, pra për të shijuar edhe kohën larg njëri-tjetrit.

  1. Ankthi për humbjen e partnerit të duhur

Shumica prej jush me siguri ndjejnë frikë se mos humbasin personin që kanë në krah. Madje ata vuajnë edhe nga ankthi, thjesht duke e menduar këtë gjë. Në ditët që po jetojmë, është bërë aq i lehtë zëvendësimi dhe për rrjedhojë, ankthi dhe frika janë të pranishme në marrëdhëniet moderne.

  1. Frika nga marrja e vendimeve

Gjithmonë ekziston tundimi për t’u larguar nga një bisedë e vështirë. Në vend që të gjeni zgjidhjen për problemin, preferoni ta mbyllni bisedën. Mirëpo, kjo gjë do t’ju çojë në probleme serioze. Duhet të merren vendime kur është thelbësore për marrëdhëniet.

  1. Ndërhyrja e të afërmve

Nëse keni probleme me vendimmarrjen në çift, shpesh drejtoheni tek të afërmit tuaj për një këshillë. Mirëpo, kjo metodë nuk është shumë e mirë, sepse ata fitojnë autoritet në lidhjen tuaj. Është e rëndësishme që të mbani mend se prindërit dhe miqtë nuk e njohin partnerin tuaj më mirë se ju. Prandaj, kurseni këshillat e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.