PSE GJATË CIKLIT MENSTRUAL RRITET DËSHIRA PËR ËMBËLSIRA?

PSE GJATË CIKLIT MENSTRUAL RRITET DËSHIRA PËR ËMBËLSIRA?

Duke pasur parasysh të gjitha ndryshimet që ndodhin në trupin e një gruaje apo vajze gjatë ciklit menstrual, nuk është për t’u habitur që mund të keni dëshirë të shtuar për të konsumuar ëmbëlsira. Mungesa e magnezit dhe çokollata janë një gjë por çfarë ndodh me ëmbëlsirat e tjera?Dhe pse të gjithë nuk kanë të njëjtat dëshira?

Fajin përsëri e kanë hormonet. Gratë me nivele më të larta të hormoneve të caktuara (veçanërisht, nivele të larta të estradiolit dhe leptinës) gjatë ciklit të tyre menstrual kanë më shumë gjasa të dëshirojnë ushqime shumë të ëmbla dhe karbohidrate.

Vetëm mos harroni se jo të gjitha ushqimet e ëmbla duhet të jenë të këqija. Ekspertët thonë se gjithmonë mund të pini lëngje frutash të freskëta ose smoothie që nuk kanë sheqer të shtuar. Alternativa të tjera përfshijnë ëmbëlsues alternativ, si pluhur lucuma ose fruta të thata, si kumbulla të thata dhe rrush të thatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.