RROBAT E LAGURA TË PLAZHIT SJELLIN INFEKSIONE TË RËNDA TE GRATË

RROBAT E LAGURA TË PLAZHIT SJELLIN INFEKSIONE TË RËNDA TE GRATË

Nëse shkoni në pushime duhet patjetër të paketoni në valixhen tuaj të paktën dy palë rroba banje që mund t’i vishni në mënyrë alternative. Ndërrimi i kostumit të banjës në plazh është i papërshtatshëm por kjo është shumë e mirë për shëndetin tuaj.

Qëndrimi me rroba banje të lagura nuk është aspak rekomandim mjekësor, ndaj duhet të vishni rroba banje të thata sa herë që dilni nga uji. Ajo mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore dhe sigurisht gjatë pushimeve dëshironi ti shmangni ato ndaj është mirë të dini se cilat janë pasojat e mundshme nëse qëndroni gjatë në plazh me rroba banje të lagura.

Alyssa Dweck, një gjinekologe në Shkollën e Mjekësisë Mount Sinai, thotë se kërpudhat dhe bakteret lulëzojnë në zona të lagështa dhe të errëta, si rrobat e banjës ose rrobat e stërvitjes. Gratë me sistem imunitar të dobësuar, që kanë diabet ose marrin medikamente të caktuara, ndërsa veshin rroba banje të lagura janë në rrezik të infektimit.

Disa arsye që tregojnë se nuk është mirë të qëndroni gjatë me rroba banje të lagura:

  1. Një vend i shkëlqyer për zhvillimin e baktereve

Pjesa e brendshme e rrobave të banjës është e lagësht dhe e ngrohtë, gjë që krijon një zonë ideale për bakteret. Materialet e rrobave të banjës thithin kimikate dhe baktere të ndryshme që gjenden në pishina ose në det. Pasi del nga uji, pjesët intime janë në kontakt me të gjitha substancat e dëmshme që mbeten në kostum. Kjo prish ekuilibrin e baktereve të mira dhe mund të futë baktere të dëmshme në uretër të cilat do të shkaktojë sëmundje të ndryshme si vaginiti dhe inflamacion i traktit urinar.

Simptomat e vaginitit bakterial: erë e keqe, lëng gri, kruajtje, ënjtje dhe ndjeshmëri.

Simptomat e një infeksioni të traktit urinar: nevojë e fortë dhe e vazhdueshme për të urinuar, ndjesi djegieje gjatë urinimit, dhimbje në legen dhe urinë e turbullt.

  1. Infeksionet mykotike

Meqenëse kërpudhat zhvillohen në zona të ngrohta dhe të lagështa, veshjet e lagura mund të shkaktojnë infeksione të shumta tek gratë. Përhapja e baktereve shkakton rritjen e qelizave mykotike në vaginë ose vulvë gjë që shkakton simptoma të pakëndshme si djegie, ndjeshmëri dhe rrjedhje të trashë.

Simptomat: kruajtje e rëndë në pjesën e brendshme ose të jashtme intime dhe lëng i bardhë i trashë.

  1. Kruajtje dhe skuqje

Ulja me një kostum banje të lagur mund të shkaktojë infeksion të ngjashëm me këmbën e atletit duke përhapur kërpudha që mund të prekin pjesën e brendshme të kofshëve dhe të pasmeve përveç organeve gjenitale. Infeksioni është i ngjashëm me një infeksion maja, por ndryshimi është në formën e kërpudhave.

Simptomat: kruarje dhe skuqje në kofshë dhe çarje në zonën gjenitale, skuqje dhe qërim i lëkurës ku skuqja është më e kuqe në mes.

Përdorni një krem ​​ose pluhur antimykotik në zonën gjenitale dhe shkoni te mjeku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.