SA LLOJE TË VJEHRRAVE KA DHE SI TË SILLENI ME TO?

SA LLOJE TË VJEHRRAVE KA DHE SI TË SILLENI ME TO?

“Derisa vjehrra të mos ju ndajë” është një libër argëtues dhe me humor, por dhe i vërtetë për llojet e vjehrrave dhe si duhet të silleni me to për të mos jua prishur jetën.

Michela Foti dhe Annalisa Amadesi, njëra juriste dhe tjetra psikologe, janë autoret e librit “Derisa vjehrra t’ju ndajë”, një tekst ironik por real që shqyrton lloje të ndryshme vjehrrash dhe përpiqet të japë këshilla për t’i mbijetuar mamave të partnerëve, duke vendosur kufij nëse nuk doni që të shkoni në divorc. Sipas Shoqatës së Juristëve Italianë të Martesave, në fakt, 30% e ndarjeve në Itali ndodhin për faj të nënave (të tij ose të saj).

Vjehrra duhet të trajtohet me respekt dhe edukatë, por është thelbësore të krijoni një distancë emocionale për të shmangur grindjet e vazhdueshme me bashkëshortin; ndërsa nga njëra anë ka vjehrra të respektuara që dinë të qëndrojnë në vendin e tyre, janë të këndshme dhe argëtuese dhe mund të ndërtohet një marrëdhënie bashkëpunimi, ka edhe nga ato që nuk e kanë prerë kurrë kordonin e kërthizës me fëmijët të tyre dhe dëshirojnë të jenë pjesë e jetës bashkëshortore duke e vënë “sqepin” e saj kudo!

Ndërmjetëse

Kjo është vjehrra e cila më shumë se çdo tjetër me kalimin e kohës bëhet shkak për divorc brenda një çifti nëse nuk pengohet të hyjë në jetën martesore. Është ajo që mbërrin në shtëpi në çdo orë, që hyn pa paralajmërim, që thërret ditë e natë me justifikime të kota dhe është gjithashtu ajo që hap sirtarët e garderobat për të zhytur hundën kudo!

Zakonisht ajo gjithmonë duhet të shprehë mendimin e saj për gjithçka, padyshim edhe kur nuk i kërkohet!

Gruaja në karrierë

Në hap me kohën, ende jo në pension, punëtore dhe njohëse e teknologjisë, vjehrra e karrierës është ajo që ndonjëherë harron përvjetorë të rëndësishëm të fëmijëve dhe nipërve të saj, sepse është shumë e zënë duke qenë sipërmarrëse. Pothuajse gjithmonë përpiqet t’i kompensojë duke shkruar një çek ose duke futur para në një zarf, si për të nënvizuar fuqinë e saj ekonomike!

Viktima

Nëse ju bën të ndiheni në faj, ka shumë të ngjarë që keni të bëni me një vjehrrë viktimë. Shumicën e herëve kjo tipologji është edhe hipokondrike, ose më mirë përdor halle dhe sëmundje false për t’i shantazhuar të gjithë!

Narciste

Ndër llojet e vjehrrës është edhe ajo e cilësuar në libër si “shoqja e Narcizos” apo gruaja që beson se e gjithë bota sillet rreth saj dhe përballë situatave të përditshme vendimet e saj janë gjithmonë më të mirat! Për më tepër, me historitë e saj vetëfestuese ajo e vendos veten në qendër të vëmendjes, në një piedestal dhe si pasojë djalin e saj më të mirë në botë: kështu që mjerë ta kritikosh në praninë e tij!

Të paqena

Ndërkohë që ka lloje vjehrrash që fusin hundët kudo dhe janë gjithmonë të pranishme, ka edhe nga ato që duket se nuk ekzistojnë as kur duhet! Ajo në dukje është indiferente ndaj gjithçkaje, nuk ishte një nënë e dashur për partnerin tuaj dhe nuk është gjyshe e ëmbël për nipërit e saj.

Beqare

E ve apo e divorcuar, vjehrra beqare është e përqendruar të impresionojë gjahun e mundshëm, është në formë perfekte, shkon në palestër, tek estetistja, është gjithmonë e grimuar dhe dëshiron të jetë e re, aq sa absolutisht nuk do të quhet “gjyshe” në publik! Ajo vështirë se ka kohë për t’ju ndihmuar, sepse midis teatrit, klasave të jogës, darkave apo aperitivëve, ajo nuk ka kurrë një ditë të lirë në axhendën e tij.

Bujare

Ajo është padyshim një nga llojet e vjehrrave që të gjithë e ëndërrojnë; e ëmbël, e qetë, është shpesh në dispozicion për të gatuar për ju, për të mbajtur nipërit kur ju kërkojnë të punoni jashtë orarit në zyrë ose t’i çoni me pushime nëse duhet të punoni. Ndoshta ajo është shumë bujare: mos harroni ta falënderoni dhe t’i jepni kohë që t’i kushtohet vetëm vetes.

Perfekte

Edhe pse perfeksioni nuk ekziston, vjehrra perfekte është një grua e realizuar dhe e kënaqur me veten dhe me jetën e saj, për këtë arsye është e ekuilibruar dhe qetësuese; është e dashuruar me djalin por edhe me familjen e re që ka krijuar “fëmija” e saj dhe nusen e konsideron vajzë! Ajo di të jetë e matur, asnjëherë ndërhyrëse, është e gatshme dhe ia del përpara të gjithëve pa e penguar kurrë. Këto vjehrra janë të rralla, por ekzistojnë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.