SA SHPESH DUHET TI NDËRRONI ÇARÇAFËT?

SA SHPESH DUHET TI NDËRRONI ÇARÇAFËT?

Studimet thonë se çarçafët duhen ndërruar çdo javë ndoshta dhe deri në dy javë në rastin kur nuk keni mjaftueshëm kohë. Higjiena është shumë e rëndësishme për një gjumë cilësor. Të gjithëve na ka ndodhur të djersitim gjatë gjumit e të mos bëjmë dot një gjumë të rehatshëm për shkak të erës së pakëndshme apo lagështirës.

Mungesa e ndërrimit në këtë rast shoqërohet dhe me depozimin e qelizave tona të vdekura të cilat krijojnë një mjedis të favorshëm për insektet, shkaktojnë alergji të ndryshme dhe infeksione të lëkurës.

Një studim i fundit në Britaninë e Madhe ku morën pjesë 2250 persona doli në përfundimin se gjysma e burrave beqarë i lanin çarçafët një herë në 4 muaj. 12% e këtyre burrave pranuan se i ndërronin ato kur u binte ndërmend, që mund të ishte shumë më rrallë se çdo 4 muaj.

Por me gratë beqare nuk ndodhte e njëjta gjë. 62% e tyre i ndërronin çdo dy javë. Ndërsa çiftet, sipas të dhënave të një kompanie dyshekësh i ndërronin ato çdo tri javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.