SHEQERI SHKAKTAR I PROBLEMEVE TË SHUMTA SHËNDETËSORE

SHEQERI SHKAKTAR I PROBLEMEVE TË SHUMTA SHËNDETËSORE

Konsumimi i sasive të mëdha të sheqerit është e lidhur me një sërë problemesh shëndetësore. Sipas mjekëve migrena dhe dhimbja e kokës mund të shkaktohen nga dehidratimi, mungesa e magnezit dhe stresi, por ato mund të ndodhin edhe për shkak të marrjes së tepërt të sheqerit.

Për shkak të marrjes së tepërt të sheqerit rritet edhe sheqeri në gjak, gjë që shkakton dhimbje koke, kryesisht pas ngrënies.

Migrena është gjithashtu shumë e zakonshme te njerëzit që vuajnë nga diabeti. Njerëzit që vuajnë nga migrena duhet të kenë një regjim të rregullt ushqimor dhe të bëjnë një gjumë të qetë rreth 6-8 orë. Sasia e reduktuar e sheqerit në gjak si pasojë e shmangies së vakteve mund të aktivizojë migrenën. Gjithashtu konsumimi i një sasie të madhe sheqeri shkakton një kulm dhe më pas një rënie të sheqerit.

Sheqerin në gjak mund ta stabilizoni:

  1. Me reduktim të konsumit të sheqerit;
  2. Duke zëvendësuar ëmbëlsirat me fruta;
  3. Konsumoni fibra me çdo vakt;
  4. Gatuani shëndetshëm në vend të ëmbëlsirave;
  5. Hani ushqime me proteina;
  6. Erëzo ushqimet me kanellë, e cila balancon nivelet e sheqerit në gjak;
  7. Pini shumë ujë gjatë ditës për të evituar dehidratimin;

Leave a Reply

Your email address will not be published.