SHKENCËTARËT ZBULOJNË PSE BURRAT JETOJNË MË PAK SE GRATË 

SHKENCËTARËT ZBULOJNË PSE BURRAT JETOJNË MË PAK SE GRATË

Shkencëtarët po studiojnë pse burrat nuk jetojnë aq gjatë sa gratë. Ata kanë arritur në përfundimin se burrat shpesh humbasin kromozomet Y duke shkaktuar nga ana tjetër ato që quhen dhëmbëza në zemër, të cilat mund të çojnë në dështim të zemrës.

Rreth 40% e 70-vjeçarëve humbin këtë kromozom të cilin shkencëtarët thonë se është shkak për vdekjet e parakohshme.:

“Veçanërisht pas moshës 60 vjeç, burrat vdesin më shpejt se gratë. Është përveç kësaj ata biologjikisht plaken më shpejt”. Kromozohet Y fillojnë të shterohen në një pjesë të qelizave të meshkujve ndërsa plaken. Kjo është veçanërisht e përshpejtuar te duhanpirësit.”- shpjegoi profesori Kenneth Walsh, nga Universiteti i Virxhinias, i cili e udhëhoqi studimin.

Sipas Walsh, një ilaç (Pirfenidone) është zbuluar që mund të ndihmojë në kthimin e efekteve të humbjes së kromozomeve.

Madje u zbulua se te minjtë humbja e kromozomit Y përshpejtoi sëmundjet e lidhura me moshën dhe i bëri kafshët më të prirura ndaj dhëmbëzave të zemrës, duke çuar përfundimisht në vdekjen e hershme. Të njëjtat rezultate – të humbjes së kromozomit Y – u panë te meshkujt, duke e shoqëruar atë me dështimin e zemrës dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Studiuesit tani argumentojnë se gjetjet e tyre mund t’i ndihmojnë burrat të jetojnë më gjatë duke eleminuar efektet e humbjes së kromozomit Y.

Leave a Reply

Your email address will not be published.