SI TË DUKENI BUKUR NË VITET E PESËDHJETA 

Si të dukeni mirë në të pesëdhjetat, pavarësisht plakjes!

Rinia është kalimtare dhe plakja është një pjesë e natyrshme e të gjithë jetës sonë. Shumë njerëz kanë frikë nga efekti i plakjes sepse nuk duan të pranojnë që trupi i tyre po ndryshon dhe se disa atribute që ishin të rëndësishme në një moshë më të re po humbasin. Por pleqëria nuk është diçka që duhet të na trembë. Trupi ynë mund të ndryshojë me kalimin e viteve por kjo nuk do të thotë që ne duhet të ndalojmë për tu kujdesur për veten dhe as që bukuria dhe pamja e bukur janë të rezervuara vetëm për rininë.

Me siguri parashtroni pyetje vetes si të dukeni mirë në të pesëdhjetat dhe si është e mundur kjo, por mos harroni që para së gjithash është e rëndësishme të keni një qëllim dhe dëshirë të mirë për t’u kujdesur për trupin tuaj. Një nga treguesit me të cilat duket mosha janë ndryshimet në lëkurë dhe shfaqja e flokëve gri. Meqenëse lëkura është organi ynë më i madh, vetëm kujdesi i duhur për të është çelësi nëse doni të dini se si të dukeni mirë në vitet pesëdhjetë. Shfaqja e rrudhave ose njollave të moshës mund të ngadalësohet ndjeshëm duke përdorur produkte cilësore për kujdesin e lëkurës.

Si të dukeni mirë në vitet pesëdhjetë – këshilla për gratë!

Si të dukeni bukur në vitet pesëdhjetë është pyetje që shqetëson më shpesh gratë. Ato në moshën mesatare i kushtojnë shumë rëndësi pamjes dhe ndoshta një pjesë të identitetit të tyre e lidhin me rininë dhe bukurinë. Sigurisht jo të gjithë mendojnë njësoj, por edhe pse pamja nuk është prioriteti juaj i parë në jetë, askush nuk ankohet për një pamje më të bukur dhe më të re, sidomos në pleqëri.

Femrat që duan të dinë se si të duken bukur në të pesëdhjetat duhet t’i kushtojnë vëmendje disa këshillave bazë. E para është padyshim kujdesi për lëkurën, sepse me kujdes adekuat, lëkura juaj mund të duket e freskët për shumë vite. Sigurohuni që të keni një rutinë të përditshme të pastrimit dhe hidratimit të lëkurës tuaj. Përdorimi i kremrave kundër diellit mund të ndihmojë gjithashtu sepse dielli i tepërt nxit plakjen e lëkurës. Për më tepër mund të konsultoheni edhe me stilistin tuaj për të zbuluar se cili lloj i flokëve i përshtatet më mirë fytyrës suaj. Si një këshillë e përgjithshme, modelet e flokëve më pak të tendosura japin një pamje më rinore. Veshjet me disa ngjyra ndihmojnë gjithashtu shumë, por për një përshtypje më të re, një jetë e qetë është gjëja më e rëndësishme.

10 truket kryesore për t’u dukur më e re pas të 50-tave!

  • Mos harroni të mbani krem ​​kundër dielli në qafë dhe duar;
  • Kufizoni konsumimin e kafeinës. Ajo mund të shkaktojë lëkurë të thatë;
  • Lëkura ka nevojë për gjumë;
  • Pini më shumë ujë;
  • Pastroni organizmin tuaj nga toksinat dhe hidratoni atë rregullisht;
  • Ushtroni katër ose më shumë herë në javë;
  • Hani më shumë pemë dhe perime;
  • Buzëqeshni. Buzëqeshja ju rinon!
  • Vishuni hareshëm dhe me zgjuarsi, jo pa stil;
  • Hiqni dorë nga stresi dhe konfliktet;

Burimi: rd/ Përktheu dhe përshtati Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.