SI TË NDËRTONI MARRËDHËNIE TË LUMTURA NË ÇIFT?

SI TË NDËRTONI MARRËDHËNIE TË LUMTURA NË ÇIFT?

Në psikologji, shumë studiues e konceptojnë cilësinë e marrëdhënies në kuptimin se sa i kënaqur është secili partner në marrëdhënie. Edhe pse është e rëndësishme të mësoni se si të identifikoni kur një marrëdhënie po shkon mirë, po aq është e rëndësishme të kujdeseni për sinjalet që një marrëdhënie nuk po shkon mirë, bën me dije psychologytoday. Studiuesit kanë identifikuar tre aspekte kyçe të komunikimit ndërpersonal që mund të kontribuojnë në marrëdhënie.

  1. Kritika: Kur kritikoni dikë po e sulmoni deri në thelbin e karakterit të tij. Kjo është e ndryshme nga ofrimi i një mendimi të dobishëm ose shprehja e një ankese.
  2. Përbuzja: Përbuzja shkon përtej kritikës pasi përfshin epërsinë tuaj morale ndaj personit tjetër.
  3. Mbrojtja: Është e natyrshme të jesh në mbrojtje ndonjëherë veçanërisht nëse je i stresuar ose i lodhur. Por reagimet mbrojtëse shpesh ia zhvendosin fajin partnerit, gjë që zakonisht nuk është mënyra më e mirë.

SI TË NDËRTONI MARRËDHËNIE TË LUMTURA?

  1. Zhvilloni një lidhje të fortë emocionale.
  2. Jini të pambrojtur me njëri-tjetrin. Kur partnerët hapen me njëri-tjetrin kjo ndihmon në zhvillimin dhe forcimin e besimit të ndërsjellë.
  3. Jini të sinqertë. Kjo mund të shkojë krah për krah me cenueshmërinë por gjithashtu përfshin forma të tjera të komunikimit.
  4. Të pasurit konflikte “të shëndosha”. Konfliktet janë të pashmangshme në çdo marrëdhënie, por mënyra se si do t’i trajtoni ato është thelbësore.
  5. Flisni për qëllimet dhe ëndrrat tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.