SI TI TRAJTONI FLOKËT GJATË DIMRIT

Flokët tuaja kanë nevojë për trajtim të veçantë gjatë dimrit. Disa këshilla si mund ti trajtoni ato!

Gjatë stinës së dimrit flokët kanë nevojë për kujdes të veçantë. Ato mund të duken të thatë dhe jo të shëndetshme ndërsa shpesh mund të paraqitet rënie e flokëve e cila është shqetësuese. Ne na mbetet të përkujdesemi për flokun tonë në mënyrën e duhur për mirëmbajtjen e tyre. Gjatë trajtimit ne shpesh gabojmë. Por këtu nuk mund ta anashkalojmë edhe ndikimin e ushqimit të shëndetshëm në mënyrën se si reflekton floku jonë.

Në këtë drejtim përpiquni të përmirësoni stilin e jetës duke përfshirë në dietën tuaj frutat, perimet, proteinat, fibrat. Kjo krahas shëndetit tuaj të mire do të reflektojë edhe në përmirësimin e flokëve dhe ato do të reflektojnë një shkëlqim të përkryer, do të jenë të forta dhe do të kenë volum të plotë.

Gjëja më e rëndësishme është të masazhoni skalpin e kokës për të stimuluar qarkullimin e gjakut dhe rritjen e flokëve. Duhet të tregoheni të kujdesshëm për të evituar humbjen e tepërt të flokëve dhe zgjidhni ti trajtoni me produkte 100 % organike të cilat do ti dhurojnë flokut tuaj kujdesin e nevojshëm.

Disa këshilla se si të kujdeseni për flokët

Përshtatni temperaturën e ujit:

Kur temperaturat bien ne gjithmonë zgjedhim një dush me ujë pothuajse të nxehtë. Por uji me temperaturë të lartë nuk i bën mirë as flokëve dhe as lëkurës suaj. Ne ju sugjerojmë që ti lani flokët me ujë të vakët dhe ti shpëlani me ujë të ftohtë. Do e shihni që në këtë mënyrë dhe flokët tuaja do të kenë më tepër shkëlqim.

Mos dilni me flokë të lagura:

Në dimër mund të rrezikoni të sëmureni por edhe të dëmtoni flokun tuaj. Pse? Sepse nëse dilni me flokë të lagur ndërkohë që temperaturat janë të ulëta fijet e flokut do të dëmtohen. Përdorni tharësen por jo me temperaturë shumë të lartë sepse gjithashtu mund ti dëmtoni nga nxehtësia.

Mos i lani shpesh flokët:

Në dimër sugjerohet që të mos i lani shpesh flokët sepse ato mund të dëmtohen. Sugjerohet që t’i lani tre herë në avë.

Ushqehuni mirë:

Lëkura dhe flokët reflektojnë mënyrën se si ne ushqehemi. Konsumoni më tepër fruta, perime , fruta të thata, peshk, drithëra dhe ushqime që përmbajnë hekur.

Mbulojini flokët:

Një kapelë, një shall të vendosur, janë aksesorët ideal për të mbrojtur flokët gjatë dimrit ndërkohë që hasemi me temperatura të ulëta ,erëra shi. Zgjidhni materilae të pambukut dhe jo ato sintetike.

Cilat janë shkaqet tjera që shkaktojnë rënien e flokëve?

Rënia e flokëve ndodh për arsye të ndryshme. Në shumë raste mund të jetë një reagim ndaj një situate stresuese ose ndryshimeve madhore në trup siç janë:

  • Lindja
  • Temperaturat e larta
  • Rënia drastike në peshë
  • Mungesa e hekurit
  • Problemet me tiroiden
  • Lyerja e shpeshtë e flokëve
  • Përdorimi i preparateve të ndryshme
  • Përdorimi i stiluesve të ndryshëm

Andaj keni kujdes për trupin, shëndetin dhe njëkohësisht për flokun tuaj!/Ajo.mk

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.