STËRVITJET PAS VAKSINIMIT RRISIN ANTITRUPAT

STËRVITJET PAS VAKSINIMIT RRISIN ANTITRUPAT

Stërvitjet e moderuara prej 90 minutash pas vaksinimit kundër gripit sezonal ose virusit korona, mund të rrisin reagimin e antitrupave. Kështu ka konstatuar një studim i ri nga Universiteti i Iowa, të cilët kanë studiuar efektin e 90 minutave të ecjes në natyrë, vrapimit ose ushtrimeve tjera aerobike pas dy llojeve të vaksinave të gripit ose Pfizer-BioNtech.

Studiuesit i caktuan një grupi që të bënte 90 minuta stërvitje direkt pas imunizimit dhe një grupi tjetër për të shmangur stërvitjen dhe për të ndjekur rutinën e tyre të përditshme. Ata zbuluan se grupi i parë kishte përgjigje të rritjes së antitrupave gjatë katër javëve në vijim. Gjatë 90 minutave të stërvitjes, studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të fokusoheshin në ruajtjen e një ritmi që mbante rrahjet e tyre të zemrës rreth 120 deri në 140 rrahje në minutë.

“Rezultatet tona janë të parat që tregojnë se një kohë specifike mund të përmirësojë reagimin e antitrupave të trupit ndaj vaksinës Pfizer-BioNtech COVID-19 dhe dy vaksinave për gripin,” tha autori i studimit, Marian Kohut.

Sipas tij nga stërvitja mund të përfitojë sistemin imunitar, sepse rrit rrjedhjen e gjakut dhe limfave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.