STILISTËT E MODËS FOKUSOHEN NË VESHJE ME NGJYRA “MË TË HARESHME”

E dimë që është bërë zakon t’i përmbahemi ngjyrave të errëta gjatë sezonit dimërorë, dhe nuk mund të mos e themi se përshtatja e mjedisit tonë të ftohtë dhe të errët është kundër produktive. Por në këtë rast, nuk e dimë nëse do mund të ishim më të emocionuar për trendët e ngjyrave të sezonit vjeshtë/dimër. Dhe këtë sezon, nuk ka nevojë të shkojmë kundër modës, pasi që trendet e sivjetme, mbajnë shumë ngjyra, emocion dhe një energji të rritjes së humorit përmes këtyre faktorëve. Dizajnues të tillë si Versace, Prada, Molly Goddard, Jill Sander, Nina Ricci, Miu Miu, Stand Studio, Ganni dhe shumë të tjerë përqafuan nuanca të theksuara për vjeshtën dhe dimrin.
Ngjyra rozë do të vazhdojë aty ku e la në pranverë, verë, ndërsa e gjelbra definitivisht nuk do të shkojë askund. E verdha, nga ana tjetër, do të bëhet edhe më e gjallë këtë sezon, duke u larguar nga nuanca e butë që kemi parë gjatë gjithë verës. E kaltra është një tjetër shtesë në gardërobat tona tashmë të shndritshme pas periudhës post-pandemike, ndërsa vjollca dhe e kuqja shfaqen shpesh gjithashtu. Ekziston njëjtë një përzgjedhje e nuancave më të përjetshme dhe delikate që shfaqen për ata që nuk janë gati të hidhen në ylberin shumëngjyrësh. Ngjyra kafe dhe ajo e zeza, nëse nuk do jenë në veshjen tonë të plotë, sigurisht do ketë të paktën ndonjë detaj prej po të njëjtave. Gjithsesi, të bëhemi gati për një sezon me plot e përplot ngjyra duke na dhënë një dozë të mirëpritur dopamine.

Leave a Reply

Your email address will not be published.