TRE GABIMET QË BËN ÇDO GRUA ME REÇIPETAT

TRE GABIMET QË BËN ÇDO GRUA ME REÇIPETAT

Që reçipetat të arrijnë efektin e tyre, përkatësisht që gjoksi të duket më perfekt me to është e nevojshme të kujdeseni se si lahen, thahen, por edhe t’i provoni mirë para se t’i blini. Shumica e grave shpesh bëjnë tri gabime kur është fjala për sytjenat.

Nga blerja e gabuar deri te larja shumë e shpeshtë dhe tharja në makinë tharëse. Nëse lani sytjenat pas çdo bartjeje do të mund të ndodhë që shpejt të humbin elasticitetin dhe atëherë gjoksi nuk do të duket mirë në to. Rekomandohet që të lahen pasi janë veshur tri deri katër herë dhe të lahen në rrjetë të posaçme për larje të rrobave. Më së miri është që t’i thani sytjenat e sapolara në ambient , mirëpo jo të lidhura për një skaj pasi mund të zgjatet njëra anë. Mënyra e përshtatshme është që kur t’i nxirni për t’u tharë t’i varni në mes. Nëse reçipetat ju janë zgjatur, nuk do të mbajnë më gjoksin ashtu siç duhet. Reçipetat e madhësisë së duhur nuk duhet t’ju shtrëngojnë, as nuk duhet që gjoksi të lëvizë lirshëm në to ndërsa rripat s’duhet të bien nga shpatullat. Nëse doni që gjoksi t’ju duket më i madh, blini reçipetat me mbushje “push up”. Mbërtheni reçipetat poshtë shpatullave, jo tepër lart siç bëjnë shumica e grave. Pastaj rregulloni rripat në mënyrë që nën to të mund ta kaloni gishtin, tepër të shkurta do të dëmtojnë lëkurën. Përkuluni dhe sigurohuni nëse gjoksi u del. Ekzistojnë dhe të ashtuquajturat reçipeta të padukshme. Ato ngrenë gjoksin, ndërkaq është e vështirë të vërehen. Ato janë shirita ngjitës për gjoks të cilët drejtpërdrejt i ngrenë dhe i ngjitin mbi lëkurë . Janë rezistuese ndaj ujit, prandaj me to mund të shkoni edhe në plazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.