CILI USHQIM E STIMULON MË SHUMË RRITJEN E FLOKËVE? 

CILI USHQIM E STIMULON MË SHUMË RRITJEN E FLOKËVE? 

Të gjithë I duan flokët e shëndetshme, të trasha dhe me shkëlqim. Por ekziston një varg faktorësh të cilët ndikojnë në rritjen e flokëve, që fillojnë nga gjenetika, hormonet dhe mënyra e të ushqyerit.  

“Një dietë e shëndetshme dhe flokë të shëndetshme shkojnë dorë për dore. Në të dyja rastet, marrja e proteinave të mjaftueshme duke u fokusuar në ushqime të shëndetshme bimore do t’ju ndihmojë të merrni lëndët ushqyese, antioksidantët në përbërjet anti-inflamatore që lidhen me flokë më të shëndetshme”, tha dietologia Samantha Cassetti. 

Me fjalë të tjera, një ushqim i pasur me vitamina dhe minerale ndihmon në rritjen e flokëve dhe garanton shmangjen e rënies së flokëve e cila është e ndërlidhur me mungesën e lëndëve ushqyese. 

“Flokët e shëndetshme varen nga disa lëndë ushqyese, si proteina, biotina, vitamina A dhe vitamina C”, shton Cassetti. Hekuri dhe acidet yndyrore omega-3 janë përgjegjës për rritjen e flokëve, shton ajo. 

Nëse ndiheni sikur po bini më shumë flokë se zakonisht ose thjesht nuk po rriten aq shpejt sa do të dëshironit, është mirë të konsultoheni me një ekspert. Ndërkohë, mund të provoni të shtoni edhe më shumë ushqime në menunë tuaj që stimulojnë rritjen e flokëve. 

Sipas dietologëve, bëhet fjalë për kosin, luleshtrydhet, proshutën, salmonin, vezët, thjerrëzat, tofu, qiqrat, ton, mishin e kuq, arrat dhe farat dhe sardelet./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.