DY MASKA ME SHEQER PËR PASTRIMIN E LËKURËS

 

DY MASKA ME SHEQER PËR PASTRIMIN E LËKURËS

Scrub-i është një ndër mënyrat më të mira për të larguar papastërtitë nga lëkura, për të larguar qelizat e vdekura dhe për t’i dhënë fytyrës dhe trupit butësinë e duhur.

Maska e parë: Sheqer dhe Limon

Lëngu i limonit ka veti të shumta, kryesisht pastruese dhe zbardhuese. Përzieni lëngun e gjysmës së kokrrës së limonit dhe 1 lugë sheqer. Vendoseni masën në zonat problematike dhe masazhojeni butësisht në mënyrë që të mos irritoni lëkurën. Pastaj lani fytyrën me ujë të vakët.

Maska e dytë: Sheqer dhe Vaj ulliri

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, aplikojeni këtë scrub vetëm një herë në javë, në të kundërt mund ta përdorni edhe dy herë. Bëni bashkë një lugë çaji me sheqer dhe një lugë çaji me vaj ulliri. Masazhoni lëkurën ngadalë dhe lehtë. Këshillohet përdorimi i sheqerit me ngjyrë kafe. Pas scrub-it, përdorni një krem hidratues. Fytyrën dhe trupin pastrojeni me ujë të vakët, asnjëherë mos e përdorni ujin nxehtë ose të ftohtë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.