KA MËNYRË SE SI TA ELIMINONI CELULITIN

KA MËNYRË SE SI TA ELIMINONI CELULITIN

Ngushëllohemi shpesh kur shohim se edhe personalitetet e famshme vuajnë nga celuliti në këmbë por zakonisht kur vjen koha e pushimeve dhe duhet ta ekspozojmë trupin në rroba banje apo të vishemi me rroba më të lehta dhe të shkurta na intereson vetëm trupi ynë. Mënyra e “lëvores së portokallit” se si shfaqet celuliti në trupin tonë është një problem i vështirë për t’u zgjidhur dhe të gjitha femrat që janë përpjekur të heqin qafe atë dinë. Ai paraqitet edhe te njerëzit e dobët prandaj as  dieta nuk është zgjidhje.

Ekspertët këshillojnë se marrja e lëngjeve të mjaftueshme është shumë e rëndësishme nëse dëshironi që celuliti të zhduket dhe kjo pije me tre përbërës ndihmon në zbërthimin e depozitave të yndyrës.

Përbërësit për përgatitje:

3 kërcell selino

200 mililitra ujë

1 lugë kanellë

Përgatitja:

Vendosini përbërësit në një blender. Konsumoni këtë pije çdo mëngjes në stomakun bosh.

Selino është e pasur me fibra, minerale dhe vitamina. Kanella ndihmon me kolesterolin, stabilizon nivelin e sheqerit në gjak, ul oreksin dhe së bashku janë armiq për celulitin./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.