KËSHILLA SI TI TRAJTONI THONJËT NË KUSHTE SHTËPIAKE

KËSHILLA SI TI TRAJTONI THONJËT NË KUSHTE SHTËPIAKE

Nëse keni thonj të dobët që thyhen lehtë, ajo që duhet të bëni është t’i trajtoni ato në mënyrën e duhur për të arritur rezultatet që ju dëshironi, e përveç trajtimeve të shtrenjta ekzisotojnë edhe trajtimet në kushte shtëpie.

Pasi t’i keni larë duart dhe të keni pastruar thonjtë nga manikyri me një thelp hudhër fërkoni për disa minuta thonjtë tuaj një e nga një. Pas këtij veprimi që do të ju marrë disa minuta kohë, ju duhet të lani duart dhe të përsërisni veprimin, por me fetat e limonit.

Lëngu i hudhrës ka aftësinë të forcojë thonjtë dhe lëngu i limonit i zbardh ato e për më tepër heq dhe erën e pakëndshme të hudhrës.

Një trajtim të tillë duhet t’ia bëni thonjve dy herë në javë dhe do të mahniteni nga rezultati.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.