KOSTUMET PËRSËRI NË TREND

Rikthehet përsëri në stilin e veshjeve moderne dhe në fokus të tyre kostumi. Nëse shfletoni faqet e internetit do të shihni trendët e reja të modës  në Milano e Paris do të vëreni se çdo kund mbisundon pamja e kostumeve të ndryshme. Kostumet grave ia nxjerrin në pah dinamizmin dhe feminitetin, dhe çdo herë që në grua vendos të vesh kostume do të jetë në qendër të vëmendjes. Padyshim kostumi i zi është klasik dhe një investim i mirë për gardërobën, por stilistët këtë vit kanë lënë shumë opsione për çdo stil.

Ata lënë hapësirë të mjaftueshme për përdorimin e ngjyrave të ndryshme si dhe vijave e katrorëve këtë vit. Kjo bëhet me qëllim,gjithnjë sipas stilistëve, që të sjellët mes popullatës një frymë pak më e disponueshme me humor të lartë pas periudhës së mbylljeve nga pandemia.

Kostumet mund të lehtë të kombinohet me të gjitha këpucët e dimrit, dhe kjo i bën pikërisht edhe më praktike dhe veshje ditore. Ato mund të kombinohen nga çizmet luftarake dhe çizmet kauboj deri te atletet duke krijuar veshjet më cool për në zyrë apo në ndonjë mbrëmje.

Kostumet me ngjyrë të ndezura janë një zgjedhje e mirë. Mund të jetë blu e hapur apo portokalli, ngjyra që i japin humor stilit të përditshëm të rrugës. Një kostum me ngjyrë është shumë modern, ndaj shmangni kombinimet klasike.

Kostumet e lëkurës janë gjithashtu trend i sezonit. Mos hezitoni të shtoni në gardërobën tuaj një kostum lëkure, atë në ngjyrë kafe që është trend. Në përgjithësi materialet ndryshojnë, kostumi mund të jetë kadife, lino, lëkure, në varësi të stilit që dëshironi të arrini çdo herë.

D.K.

Leave a Reply

Your email address will not be published.