KUJDESI PËR NJË LËKURË TË SHËNDETSHME EDHE GJATË STINËS SË DIMRIT

KUJDESI PËR NJË LËKURË TË SHËNDETSHME EDHE GJATË STINËS SË DIMRIT

Në dimër lëkura është më e ekspozuar ndaj temperaturave të ulëta dhe erërave të ftohta, dhe lëkura reagon me humbje të lagështisë dhe bëhet irritimi i lëkurës. Prandaj përkujdesja e lëkurës gjatë stinës së dimrit ndryshon nga përkujdesja e lëkurës gjatë stinën së verës.

Në lidhje me ruajtjen dhe mirëmbajtjen e lëkurës gjatë stinës së dimrit ekspertët thon se mirëmbajtja e lëkurës në stinën e dimrit konsiston në këto procedura: Pastrimi i lëkurës me qumësht për pastrim, toneri balancues i PH-së, kremi hidrant dhe ai mbrojtës ndaj diellit. Kjo do të ishte një mirëmbajtje bazike për lëkurë normale, pa gjendje të tjera shëndetësore, ndërsa tek llojet tjera dhe gjendjet tjera të lëkurës duhet të konsultoheni me dermatolog. Gjatë dimrit preferohen edhe disa procedura, siç janë: pillingjet kimike me acide, mezoterapia si dhe përdorimi i maskave për fytyrë, që kanë për qëllim të bëjnë një rehidrim të mirëfilltë të lëkurës në këtë stinë dimri, thonë ekspertët.

Mos hyni në farmacinë e parë që gjeni, për të marrë një krem për lëkurën tuaj sepse ajo mund të mos vlejë aspak për lëkurën tuaj dhe do të jetë  shpenzim i hedhur dëm. Sipas dermatologëve botëror para se të vendosim që të marrim një krem, duhet të këshillohemi se çfarë lloj lëkure kemi./Ajo.mk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.