LARTËSIA IDEALE E TAKAVE

LARTËSIA IDEALE E TAKAVE

Takat e larta mund të jenë fajtorë për probleme shëndetësore si gungat apo dhimbjet e shpinës. Megjithatë shumë zonja duan t’i veshin sepse me to shumë veshje duken më bukur ndërsa gratë më të dobëta. Nuk duhet të hiqni dorë nga këpucët që kanë taka të larta por mund të përzgjidhni lartësinë e tyre.

Ka tre mënyra për të zgjedhur lartësinë e duhur të takave që mund t’i vishni rehat gjatë ditës:

  • Lartësia e takave për përdorim të përditshëm

Kjo metodë do t’ju ndihmojë të përcaktoni lartësinë më të shëndetshme takave që duhet të mbani gjatë ditës për punë ose për përgjegjësi të tjera. Ju nevojitet të matni këmbën dhe të ndani gjatësinë e këmbës me numrin 7. Disa mjekë thonë se takat nuk duhet të jenë më të mëdha se 4 cm nëse i mbani çdo ditë.

  • Lartësia perfekte e takave

Thelbi i kësaj formule është se takat perfekte duhet të jenë mjaft të larta për të krijuar raportin ideal të gjatësisë dhe lartësisë së këmbëve. Llogariteni duke pjesëtuar lartësinë me lartësinë anësore dhe duke zbritur numrin 1.61 dhe më pas shumëzojeni numrin që rezulton me 10, shkruan Bright Side.

  • Lartësia maksimale e takave

Uluni në një karrige me këmbën tuaj të shtrirë. Relaksoni këmbën dhe mos i drejtoni gishtat e këmbëve. Matni distancën nga thembra në pjesën e përparme të këmbës (në pjesën që prek tokën kur jeni në gishtin tuaj). Kjo matje tregon prirjen natyrale të këmbës suaj dhe lartësinë ideale të takave. Numri që merrni dhe lartësia ideale e këpucëve. Për shumicën e grave lartësia maksimale e takave do të ishte 7 deri në 9 cm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.