LËKURA E BANANES KA PËRFITIME TË MAHNITSHME

LËKURA E BANANES KA PËRFITIME TË MAHNITSHME

Banania krahas shijes së mirë është një burim shumë i pasur i vitaminës C, kaliumit dhe fibrave. Ajo gjithashtu përmban tre sheqerna, saharozë, fruktozë dhe glukozë, të cilat metabolizohen shumë shpejt duke siguruar energji të menjëhershme për trupin. Përmban gjithashtu sasi të konsiderueshme të vitaminës B6 e cila është e përfshirë në sintezën e antitrupave të sistemit imunitar, në sintezën e qelizave të kuqe të gjakut, në metabolizmin e proteinave dhe në funksionimin e duhur të sistemit nervor qendror.

Lëndë të tjera ushqyese që gjenden në banane në sasi më të vogla janë vitamina A, riboflavina, niacina, tiamina, hekuri, bakri, zinku, acidi pantotenik, fosfori, kalciumi dhe magnezi. Megjithatë, ka disa arsye pse duhet ta përdorni bananen por dhe lëvozhgën e saj.

ZBARDH DHËMBËT

Fërkoni dhëmbët me lëkurën e bananes çdo ditë për një periudhë një javore dhe do të vini re një ndryshim të madh.

LUFTON AKNET

Vendosni dhe pak mjaltë dhe fërkoni lëkurën me të. Është një mënyrë shumë efektive për të reduktuar shpërthimin e akneve dhe shenjat që ato shkaktojnë në fytyrë.

PARANDALON RRUDHAT

Lëkura e bananes përmban antioksidantë që janë të dobishëm për lëkurën. E mban lëkurën të hidratuar, më të lëmuar dhe më elastike.

TRAJTON PSORIASIS

Fërkojeni butësisht për të reduktuar kruajtjen e lëkurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.