PËR MBROJTJE TË LËKURËS DUHET TË APLIKONI ÇDO DITË KREMIN KUNDËR DIELLIT

PËR MBROJTJE TË LËKURËS DUHET TË APLIKONI ÇDO DITË KREMIN KUNDËR DIELLIT

Në ditët me temperature të larta, mos harroni mbrojtjen e lëkurës për çka ju duhet të aplikoni kremin kundër diellit. Ai nuk duhet aplikuar vetëm kur jeni në plazh, por edhe kur dilni nga shtëpia për punë të përditshme. Kremrat kundër diellit me një masë mbrojtëse më shumë se 30 faktor janë ato më të rekomanduarit për mbrojtjen e lëkurës e sidomos të fytyrës, nga rrezet e dëmshme.

Kremi kundër diellit duhet të aplikohet në lëkurë përpara se të dilni nga shtëpia. Duhet të kenë kaluar të paktën 30 minuta nga aplikimi i kremit përpara se të ekspozoheni në diell. Në mënyrë ideale përdorni të paktën rreth 25-30 gram krem kundër diellit për kujdesin e përditshëm. Kjo sasi duhet të shpërndahet në të gjitha pjesët e trupit që janë më të ekspozuara si fytyra, qafa, duart, krahët dhe këmbët nëse është e nevojshme. Kremi kundër diellit do të jetë më efektiv nëse keni një rutinë të kujdesshme e cila përfshin një aplikim çdo 90-120 minuta. Kjo praktikë rekomandohet veçanërisht nëse bëni aktivitete si noti apo vrapi i cili iu bën të djersini. Vendosni kremin para kremit hidratues apo çdo produkti tjetër që përdorni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.