PRODUKTE NATYRALE KUNDËR DOBËSIMIT TË FLOKUT

PRODUKTE NATYRALE KUNDËR KËPUTJES SË FLOKËVE

Disa nga ushqimet që përdorni çdo ditë në kuzhinë mund t’ju vijnë në ndihmë të madhe në luftën kundër këputjes së flokë. Mjafton pak qumësht dhe pak mjaltë që rezultati t’ju bëjë të ktheheni vazhdimisht tek ky trajtim. Mjalti është një antioksidant shumë i fuqishëm dhe funksionon si një zbutës natyral për flokët. Përveçse forcon rrënjët, ka aftësi të hidratojë majat dhe të largojë majat dyshe. Tek flokët mund ta përdorni edhe si një mënyrë të mirë të mbajtjes larg të papastërtive apo baktereve. Qumështi nga ana tjetër i ushqen flokët tuaj nga rrënja, pasi është një burim shumë i madh proteinash e një sërë vitaminash. Nëse e fusni qumështin në traditën tuaj të kujdesit për flokët do të shikoni që më kalimin e kohët ata do të trashen dhe do të fitojnë shkëlqim. Bashkimi i të dy këtyre përbërësve është zgjedhja perfekte për këdo që dëshiron flokë të plotë e plot shkëlqim.

MËNYRA E PËRGATITJES

-250 ml qumësht

-1 lugë gjelle mjaltë

Në një enë të thellë përzieni të dy përbërësit e më pas lagni duart me pak nga lëngu i formuar. Vendoseni me kujdes në zonën më problematike të flokëve tuaj ose në të gjithë gjatësinë. Pasi të keni lyer çdo pjesë të dëshiruar, lidhini flokët me kujdes dhe lëreni trajtimin të thahet dhe veprojë për 15 minuta. Më pas kur të ndjeni që është gati, shpëlani kokën me shampo dhe zbutës si zakonisht. Këtë trajtim këshillohet ta aplikoni të paktën një herë në javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.