RECETË PËR NJË PIJE E CILA RRIT IMUNITETIT, ESHTË E SHIJSHME POR EDHE DOBËSON

RECETË PËR NJË PIJE E CILA RRIT IMUNITETIT, ESHTË E SHIJSHME POR EDHE DOBËSON

Quhet edhe “bombë energjetike” sepse trupi juaj do të ndjejë një rritje të energjisë pas një gote ndërsa toksinat zhduken gradualisht nga trupi.

Duke shtuar fara chia dhe pak limon në ujë do të bëni një pije të shëndetshme dhe me pak kalori që do t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të përmirësoni shëndetin e përgjithshëm të trupit. Pini një gotë në ditë mundësisht në esëll para mëngjesit.

Limoni

Limoni është ari i vërtetë në mesin e frutave. Përveçse është burimi më i madh i vitaminës C ai është i përsosur edhe për detoksikimin e trupit. Përmban vajra esencialë, pektinë, celulozë, provitaminë A, disa vitamina B dhe minerale. Vitamina C është e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit ajo ndihmon në përthithjen e hekurit nga ushqimet bimore. Marrja adekuate e kësaj vitamine parandalon formimin e gurëve në tëmth.

Ndikimi i limonit: zvogëlon fryrjet, largon toksinat, përmban flavonoidë që largojnë yndyrën nga gjaku dhe është i ulët në kalori. Për shkak të vetive alkaline të limonit ushqimi tretet më shpejt dhe redukton ndjenjën e urisë.

Farat Chia

Farat Chia njihen si farat e shëndetit sepse japin energji dhe forcojnë imunitetin. Megjithatë një nga veprimet më të rëndësishme është se përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës. Gjatë tretjes fiton një strukturë si xhelatina dhe ky proces ndodh për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme në fara. Fibrat lejojnë që zorrët të pastrohen në mënyrë natyrale. Kjo farë është e pasur me acide yndyrore omega-3 dhe është ideale për të gjithë ata që duan të ushqehen shëndetshëm sepse nuk përmban gluten.

Ndikimi i farës Chia: eliminon toksinat dhe rregullon funksionin e zorrëve për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave. Redukton fryrjet, stimulon tretjen dhe jep një ndjenjë ngopjeje.

Si të përgatisni limonadë me fara chia?

Përbërësit: 1 filxhan ujë, 1 limon të shtrydhur, 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë çaji fara chia.

Mënyra e përgatitjes: Përziejini të gjithë përbërësit dhe lërini për 10 minuta më pas pijeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.