SI TA RUANI NGJYRËN E BUKUR QË KENI FITUAR NGA RREZITJA NË DET?

SI TA RUANI NGJYRËN E BUKUR QË KENI FITUAR NGA RREZITJA NË DET?

Në këtë periudhë të vitit disa kanë filluar pushimet e disa planifikojnë të shkojnë të paktën disa ditë në bregdet por pas përfundimit të ditëve të pushimit dëshirojmë ta ruajmë sa më gjatë ngjyrën e trupit që kemi marrë gjatë rrezitjes. Ja disa këshilla si ta ruani ngjyrën e trupit:

1.PINI SA MË SHUMË UJË DHE LËNGJE TË FRESKËTA

Një ndër këshillat më të shpeshta që do të dëgjoni gjatë verës është të pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta. Hidratimi i vazhdueshëm jo vetëm ju ndihmon të ruani ekuilibrin e lagështisë së trupit, por edhe ndihmon që të merrni rrezet në mënyrë uniforme. Krahas ujit, ju këshillojmë që të mos ndani nga tryeza edhe ushqimet e mëposhtme si: kastraveci, sallata jeshile, selinoja, luleshtrydhet, pjepri dhe shalqiri.

2.BËNI DY-TRE HERË NË JAVË SCRUB

Mënyra më e mirë për të pasur një nxirje perfekte që zgjat në kohë është duke eleminuar paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë scrubi: Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kafe dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe masazhoni lëkurën e lagur paraprakisht me scrub-in e mësipërm.

3.NDRYSHONI VAZHDIMISHT POZICION

Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndryshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion jo vetëm në shezlon por edhe të ecni.

4.KUSHTOJINI RËNDËSI USHQIMIT

Sigurisht që mbretërit e tryezës janë produktet e detit por janë të tjera ushqime ato që ju ndihmojnë të keni një nxirje perfekte këtë verë. Po flasim për ushqime të pasura me vitamina A, C dhe E, si dhe me beta-karoten, një antioksidant shumë i rëndësishëm që ndihmon trupin të përthithë sa më mirë rrezet e diellit. Mos u mendoni më gjatë, por filloni që të hani që tani: karota, domate, kajsi, pjepër, portokaj, sallatë jeshile, spinaq etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.