TË KRIJOSH DHE TA DUASH ATË QË BËN ËSHTË THELBI I SUKSESIT- “DQ” HAP SALLONIN E RI I CILI SYNON TREGUN NDËRKOMBËTAR

 

TË KRIJOSH DHE TA DUASH ATË QË BËN ËSHTË THELBI I SUKSESIT- “DQ” HAP SALLONIN E RI I CILI SYNON TREGUN NDËRKOMBËTAR

Kreacionet e veshjeve janë art në vete. Jo çdokush e posedon talentin e krijimit të veshmbathjeve të cilat krahas përputhjes me trupin tonë ato përshtaten me karakterin dhe shpirtin tonë. Ti përshtatesh trendit dhe të kesh një stil unik është mjaft e vështirë por këtë mund ta arrijnë vetëm mendjet kreative dhe dashuria për veshjen.

Një nga disenjatoret kosovare e cila në moshë të re ka arritur suksese në këtë drejtim është Diana Qerimi, vajzë e re e cila ka mbaruar Fakultetin Ekonomik por dashuria për të bukurën dhe veçantia e saj e shtynë të merret me kreacione të veshjes të cilat ndjekin trendet e kohës për gra dhe vajza. Ajo sot përkujdeset për dukjen e shumë artisteve dhe këngëtareve shqiptare, kjo dëshmon besimin dhe punën e përkushtuar të brendit të modës ‘DQ’ të cilën e ka krijuar Diana me vite.

Mbrëmë në mënyrë solemne Diana Qerimi bëri hapjen e sallonit të ri ku nga dita e sotmeveshjet e brendit DQ  ju mund ti gjeni aty.

Kjo padyshim shënon suksesin e radhës por njëkohësisht është edhe rruga drejt njohjes dhe realizimit të ëndrrës së saj, që brendi DQ shpejtë të depërtojë në skenën ndërkombëtare./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.