VAJRAT QË NUK DUHET PËRDORUR NË DIELL GJATË VERËS EDHE PSE KANË EFEKT TË MIRË PËR LËKURËN

VAJRAT QË NUK DUHET PËRDORUR NË DIELL GJATË VERËS EDHE PSE KANË EFEKT TË MIRË PËR LËKURËN

Zakonisht gjatë ditëve të verës e mendojmë se si do të arrijmë një ngjyrë bronze të lëkurës por gjithashtu duam të përkujdesemi që ajo mos të jetë e thatë dhe pa elasticitet. Jo gjithmonë keni nevojë për kremra të shtrenjta kundër diellit për të fituar ngjyrën e dëshiruar por jo çdo vaj është i shëndetshëm për t’u përdorur në diell. Madje disa prej tyre janë të ndaluara për përdorim në verë, paralajmërojnë dermatologët.

Shembull vaji i kantonit edhe pse përdoret si zëvendësues i kremrave të tjerë kundër diellit nuk duhet të aplikohet asnjëherë përpara se të dilni në dielli. Nëse lyeni veten, duhet të kalojnë të paktën 24 orë përpara se të ekspozoheni ndaj rrezatimit UV për t’u siguruar që të mos keni efekte anësore të padëshiruara.

Pothuajse e njëjta gjë vlen edhe për vajin e ullirit i cili ka një efekt fantastik në lëkurë duke e hidratuar dhe duke e bërë elastike por nuk do t’ju mbrojë nga rrezet ultraviolete. Shumë shpesh vaji i ullirit mund të shkaktojë djegie që me përsëritjen e shpeshtë shkaktojnë dëme të përhershme në lëkurën tonë – si hiperpigmentim, keratozë diellore ose kancer të lëkurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.