USHQIMET QË TRETEN SHPEJTË DHE JU JAPIN ENERGJI

USHQIMET QË TRETEN SHPEJTË DHE JU JAPIN ENERGJI

Ka disa lloje të ushqimit që treten shpejt dhe janë efektive pas një stërvitje sepse të japin energji. Të tilla janë karbohidratet me indeks të lartë glicemik (GI). Ato që treten më shpejtë vijnë në disa forma, ku përfshihen lloje të ndryshme të ushqimeve natyrale dhe ushqimet e përpunuara ose të paketuara. Këto lloje ushqimesh veprojnë duke rritur sheqerin në gjak shumë shpejt dhe kjo është arsyeja pse ato ju japin një rritje të tillë energjie.

DRITHËRAT

Buka e bardhë dhe orizi i bardhë janë të dyja burime të mira të karbohidrateve që treten shpejt dhe do t’ju japin një rritje të shpejtë të energjisë.

PEMËT DHE PERIMET

Frutat dhe disa lloje perimesh përmbajnë karbohidrate që treten shpejt. Ndër frutat më të mira me indeks të lartë glicemik janë bananet, rrushi, shalqiri, hurmat dhe pjeshkët. Mollët, qitro, dardha dhe kumbullat e thata nuk janë zgjedhja e duhur nëse po kerkoni të rrisni shpejt nivelet e energjisë, pasi ato treten me ngadalë. Perimet me indeks të lartë glicemik janë bizelet, majdanozi, patatet e bardha dhe patatet e ëmbëla.

DRITHËRAT E MËNGJESIT

Shumë prej drithërave përmbajnë karbohidrate që treten shpejt dhe këto janë një burim i shpejtë i energjisë. Nëse shtoni lëng frutash ose qumësht në to do të keni edhe më shumë karbohidrate në vaktin tuaj.

USHQIMET E SHPEJTA

Karamelet, çokollatat, patatinat, biskotat, ëmbëlsira të ndryshme, akullorja janë shumë të larta në karbohidrate që treten shpejt dhe ju japin menjëherë energji. Edhe pse ato janë një burim i shpejtë dhe i lehtë i karbohidrateve me GI të lartë, ato nuk kanë shumë fibra ose lëndë ushqyese të tjera. Kur i konsumoni me sasi të mëdha, trupi nuk i përdor për energji por i ruan si yndyrë. Kjo është një nga arsyet pse këto ushqime kontribuojnë në shtim të peshës prandaj duhet t’i kosnumoni me masë.

SUPLEMENTET ME KARBOHIDRATE QË KANË VEPRIM TË SHPEJTË

Karbohidratet që treten shpejt duhet të konsumohen menjëherë pas stërvitjes për të ndihmuar muskujt të rimarrin energjinë e humbur.

Pijet sportive janë një mënyrë e përshtatshme për këtë, pasi ofrojnë karbohidrate që treten më shpejt se sa ushqimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.