USHQIMET TË CILAT MEDOEMOS DUHET TI RUANI NË FRIGORIFER GJATË VERËS

USHQIMET TË CILAT MEDOEMOS DUHET TI RUANI NË FRIGORIFER GJATË VERËS

Moti i ngrohtë i prish shpejtë disa ushqime prandaj vendoseni termostatin e frigoriferit në nivel maksimal gjatë verës. Mbani mishin dhe perimet në frigorifer por ushqimet e gatuara dhe ato të freskëta ndani në zona të caktuara brenda frigoriferit sepse bakteret në ushqimet e freskëta mund të prishin ushqimet e gatuara. Nëse ju duhet të udhëtoni, ushqimin ftoheni dhe përpiquni ta mbani në enë të izoluara termike dhe përpiquni të arrini sa më shpejt në vendin e duhur.

USHQIMET QË PRISHEN LEHTË

-Qumështi: përmban një bakter me emrin “Lactobacillus” që aktivizohet dhe shumëfishohet me ritme të shpejta gjatë verës që shkakton edhe prerjen e tij.

-Gjalpi: është një nga ushqimet që prishen më shpejt gjatë verës.

Nëse nuk e vendosni gjalpin në një vend të freskët atëherë në sipërfaqe të tij do të formohet një shtresë e bardhë, e fortë dhe e trashë që nënkupton praninë e baktereve.

Gjiza, kosi apo edhe akullorja: janë tepër të shijshme dhe e freskojnë trupin gjatë verës. Por këto kanë tendencën të thartohen, ndaj duhen mbajtur në frigorifer që të mos prishen shpejt.

Shalqini: mund të jetë një frut veror, por ruajtja e tij në frigorifer është thelbësore për sigurinë e tij. Nëse e mbani në vend të hapur për shumë kohë, shalqini humbet gjallërinë e tij dhe prishet.

-Boronicat: janë një nga frutat që mblidhen në verë, por që nuk rezistojnë aspak gjatë. Ajo që duhet të bëni është t’i vendosni të palara në qese dhe t’i ruani në ngrirjen e frigoriferit ku mbeten të mira për muaj me rradhë.

Perimet: me bazë ujore duhen ruajtur në një vend të freskët gjatë verës.

Domatet, kungujt e njomë dhe kungulleshkat kalben shumë lehtë në verë.

Ëmbëlsirat: i duam të gjithë, por kremi i pastiçerisë nuk i reziston dot vapës dhe mund të prishet sa hap e mbyll sytë.

Mishi i pulës: është një nga ushqimet që prishen shpejt gjatë verës.

Ky mish duhet ruajtur në temperaturë të ulët frigoriferike që të ruhet cilësia e tij.

Portokallet: gjithashtu nuk rezistojnë gjatë në verë.

Duke qenë se portokallet kanë shumë lëng, ato nuk mund të ruhen gjatë në ambient të hapur

Në këtë periudhë preferohet që të konsumoni fruta dhe perime të freskëta të stinës, por gjatë kësaj kohe, ushqimet kanë tendencën të bëhen një vatër bakteresh që shumëfishohen shpejt dhe shkaktojnë një sërë helmesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.