USHTRIM I CILI DO TË JU NDIHMON TA LARGONI CELULITIN

USHTRIM I CILI DO TË JU NDIHMON TA LARGONI CELULITIN

Me ardhjen e verës gjithnjë shqetësuese dhe çështje mbetet pesha dhe celuliti. Vazhdimisht flasim për to dhe vazhdimisht kërkojmë mënyra se si ti trajtojmë të njëjtat. Një nga këshillat për largimin e celulitit janë ushtrimet ndërsa ekspertët sportiv thonë se ky ushtrim ndihmon në mënyrë efektive ta largoni atë.

Kjo bëhet si më poshtë:

Shtrihuni në shpinë dhe drejtoni trupin dhe të dy këmbët. Përkulni këmbën e majtë në gju dhe shtrini këmbën e djathtë. Barku tërhiqet sa më shumë që të jetë e mundur.

Shtrëngoni muskujt e vitheve dhe ngrini ijet në mënyrë që trupi të bëjë një vijë të drejtë nga shpatullat deri te gjunjët dhe këmbën e djathtë, të ngritur. Përsëritet 10 herë me të njëjtën këmbë. Pastaj – me tjetrën. Barku dhe vithet duhet të mbeten të shtrënguara.

Më pas kthehuni në pozicionin e fillimit duke mos ulur të pasmet plotësisht në tokë dhe kjo përsëritet me këmbën tjetër. Rekomandohen tre seri të alternuara me 10 ngritje, me të dyja këmbët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.