VAJZAT E PJEKURA NË MOSHË NUK DUAN FSHEHTËSI. KËRKOJNË VLERA TË RESPEKTUARA

VAJZAT E PJEKURA NË MOSHË NUK DUAN FSHEHTËSI. KËRKOJNË VLERA TË RESPEKTUARA

Një grua pas 25 viteve të jetës së saj përfundon arsimin dhe përvojat e para të punës dhe pas saj tashmë ka disa “plagë” emocionale. Përvoja e dashurisë e ndihmon atë të shohë marrëdhëniet më realisht dhe të kristalizojë atë që dëshiron vërtet nga jeta përfshirë edhe partnerin e saj. Tanimë ajo ka “Unin” e saj dhe askush nuk mund t’i pengojë. Ndërsa vajzat maturohen ato mësojnë shumë por edhe ndërtojnë personalitetin e tyre të plotë.

Sipas ekspertëve të dashurisë këto janë pesë sekretet që gratë dhe vajzat e pjekura në moshë dinë për dashurinë.

  1. Vendos vlerat në radhë të parë

Çdo grua ka disa vlera nga të cilat nuk do të heqë dorë në asnjë rrethanë. Nëse një grua është e pjekur ajo ka më shumë vlera jetësore. Për shembull, ajo e kupton se duhet t’i përmbahet familjes, miqve, hobive dhe rekreacionit. Ajo nuk do të heqë dorë vetëm nga vlerat e saj dhe më e rëndësishmja, burri do të kuptojë në mënyrë të përsosur se çfarë vlerash ka e zgjedhura e tij në jetë.

  1. Nuk mbështet mungesën e iniciativës tek meshkujt

Paratë nuk kanë rëndësi por dashuria nuk mjafton gjithmonë për lumturinë. Një grua e pjekur dëshiron të vendosë synime me partnerin e saj për të cilat ata do të përpiqen së bashku.

  1. Mos kini frikë të bëni një pyetje dhe të dëgjoni përgjigjen

Në fillim të një lidhjeje shumica e njerëzve shmangin pyetjet e rëndësishme në raport me lidhjen sepse nuk duan ta rëndojnë partnerin e tyre dhe ndonjëherë nuk duan as ta dëgjojnë përgjigjen. Më vonë, gruaja nuk ka frikë të bëjë pyetje sepse ajo e di se fshehja është shumë më e keqe se sa e vërteta.

  1. Mbështet vetëm marrëdhënie të shëndetshme

Vajzat në të njëzetat e tyre rrallë mendojnë në mënyrë racionale kur zgjedhin një partner. Mund të gjesh shumë shembuj kur vajzat bien në dashuri me një person toksik dhe ndërtojnë një marrëdhënie që nuk i përshtatet, që nuk ka të ardhme, nuk është një dashuri e pjekur dhe e qëndrueshme. Femrat e pjekura mendojnë ndryshe, ato janë të vetëdijshme se marrëdhëniet duhet të ndërtohen vetëm me një mashkull që vlerëson, respekton, mbështet dhe punon po aq shumë.

  1. Gratë e pjekura nuk i justifikojnë meshkujt të harrojnë takime të rëndësishme

Njerëzit që janë dorështrënguar me paratë e tyre zakonisht janë edhe dorështrënguar kur bëhet fjalë për vëmendjen dhe kohën. Kjo është arsyeja pse një grua e pjekur nuk justifikon një mashkull që harron një përvjetor, ditëlindje apo ndonjë datë tjetër të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.