VAPA SHKAKTON PAGJUMËSI POR NUK NDIHMON LARGIMI I RROBAVE TË NATËS- THONË EKSPERTËT

VAPA SHKAKTON PAGJUMËSI POR NUK NDIHMON LARGIMI I RROBAVE TË NATËS- THONË EKSPERTËT

Meteorologët kanë paralajmëruar ardhjen e valës së të nxehtit dhe për shkak të vapës mund të dëshironi të largoni tërësisht pizhamet. Megjithatë, ekspertët thonë se gjumi pa asgjë në trup mund t’i përkeqësojë gjërat.

“Kam parë shumë këshilla për të fjetur pa rroba gjumi”, thotë doktoresha Sophie Bostock- eksperte e gjumit.

“Por kjo nuk do të ndihmojë sepse ajo që mund të ndodhë me ju është mbledhja e djersës, e cila më pas nuk kalon në veshje që e thith atë por mbetet në trup dhe për këtë arsye trupi nuk mund të ftohet”, shpjegon ajo.

“Kështu që të veshësh pizhame pambuku ose diçka që largon djersën nga trupi mund të jetë më mirë sesa të jesh krejtësisht e zhveshur”, tha ajo për The Sun të Britanisë.

“Arsyeja pse kemi kaq shumë vështirësi për të fjetur kur është vapë është sepse ne mbështetemi në ftohjen e temperaturës së trupit si një stimul për gjumë”, shpjegon Dr. Bostok.

Sophie tha gjithashtu se hulumtimet kanë treguar që sa herë ka një rritje të madhe të temperaturës ne zakonisht flemë më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published.