11 FOSHNJE HUMBËN JETËN NGA ZJARRI NË NJË SPITAL NË SENEGAL

11 FOSHNJE HUMBËN JETËN NGA ZJARRI NË NJË SPITAL NË SENEGAL

Të paktën 11 foshnje kanë vdekur nga një zjarr që ka kapluar repartin neonatal të një spitali rajonal në qytetin senegalez të Tivauan rreth 120 kilometra nga kryeqyteti Dakar, bëri të ditur presidenti Maki Sal.

Sipas rezultateve fillestare të hetimit, shkaku i zjarrit është energjia elektrike, tha për televizionin lokal Ministri i Shëndetësisë i Senegalit Andulaye Diouf Sar.

Presidenti Sal, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Angola, shprehu ngushëllimet e tij më të thella nënave dhe familjeve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.