MOT I NXEHTË KRYESISHT ME DIELL DHE TEMPERATURA DERI 36 GRADË
Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore, më e theksuar në verilindje. Temperatura minimale do të lëviz në interval prej 10 deri në 20 kurse maksimalja në prej 29 deri në 36 gradë. UV=8
Mot me diell dhe i ngrohtë në Shkup. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë.
Pason një periudhë moti të qëndrueshëm dhe të ngrohtë. Temperaturat ditore do të jenë lehtësisht në rënie deri të martën e më pas do të shënojnë rritje më të theksuar, njofton DPHM.
Sipas meteorologëve temperaturat nga e enjtja e më tej në vend do të rritet mbi 30 gradë ndërsa në rajonet qendrore dhe juglindore pritet të arrijë deri në 40 gradë ndërsa lokalisht edhe të kalojnë 40 gradë.
Leave a Reply