NË SPANJË MBI 500 VDEKJE NGA VALA E TË NXEHTIT. ZJARRE DHE TEMPERATURA TË LARTA EDHE NË SKANDINAVI
Spanja ka raportuar më shumë se 500 vdekje nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën Perëndimore, duke shkaktuar zjarre masive dhe duke çuar temperaturat në nivele rekord.
“Kriza klimatike është një realitet dhe ndryshimi i klimës po vret,” tha kryeministri Pedro Sanchez gjatë një vizite në Aragon, shtet në verilindje të Spanjës ku zjarret kanë shkatërruar dhjetëra mijëra hektarë tokë.
Temperaturat jashtëzakonisht të larta në 10 ditët e fundit, kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 500 personave, shtoi Sanchez. Sipas të dhënave nga Zyra Meteorologjike Spanjolle, kjo valë e të nxehtit mund të jetë më intensivja që është regjistruar dhe një nga tre më të gjatat që janë regjistruar ndonjëherë.
Temperaturat e larta janë shkaku i zjarreve të shumta në Francë dhe dy zjarre të mëdha në departamentin jugperëndimor të Oqeanit Atlantik shkatërruan 20.600 hektarë pyje. Por duket se elementët e zjarrit në Francë po humbasin fuqinë, ndaj zjarrfikësit janë shprehur më optimistë. Zjarri është shkak për evakuimin e 36 700 personave nga zonat e prekura.
E në Slloveni, sot në kufi me Italinë janë angazhuar disa qindra zjarrfikës për të shuar zjarrin për shkak të të cilit janë evakuuar disa fshatra.
Vala e të nxehtit ka thyer disa rekorde në Evropë ditën e djeshme. Mërkuri në termometrin në Britaninë e Madhe arriti një 40.3 gradë Celsius të paparë në Coningsby, një fshat që ndodhet në verilindje të Anglisë. Një rekord absolut u regjistrua edhe në Skoci prej 34.8 gradë. Temperaturat rekord janë matur sot edhe në Danimarkë me 35.6 gradë, ndërsa vala e të nxehtit po prek edhe Skandinavinë.
Kjo është vala e dytë e të nxehtit në më pak se një muaj. Një frekuencë e tillë është pasojë e drejtpërdrejtë e krizës klimatike, me një rritje të intensitetit, kohëzgjatjes dhe pjesëmarrjes në emetimin e gazeve serrë, vlerësojnë shkencëtarët.
Leave a Reply