128 RASTE TË REJA ME COVID-19, ASNJË I VDEKUR

128 RASTE TË REJA ME COVID-19, ASNJË I VDEKUR

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2152 testime si dhe janë regjistruar 126 raste të reja me Covid-19.

Më së shumti të infektuar janë regjistruar në Shkup – 55, Manastir – 23, Veles – 9, Kavadar – 6, Prilep – 5, Gostivar – 4, Ohër, Strumicë dhe Gjevgjeli – nga 3, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Koçani dhe Resnjë – Nga 2, Kërçovë, Strugë, Radovish, Dellçevë dhe Probishtip – 1. Nga numri i përgjithshëm pozitiv (126), janë regjistruar 19 riinfeksione.

Janë regjistruar 152 pacientë të shëruar. Nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.994.836 teste të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 308.516, numri i të shëruarve është 298.251, numri i të vdekurve është 9.261 dhe numri i rasteve aktive është 1.004.

Leave a Reply

Your email address will not be published.