14 NXËNËS DHE NJË MËSUES VIKTIMA TË SULMIT NË TEKSAS

14 NXËNËS DHE NJË MËSUES VIKTIMA TË SULMIT NË TEKSAS

Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në Teksas, ka deklaruar guvernatori Greg Abbott. Sipas tij sulmuesi 18-vjeçar vrau 14 nxënës dhe një mësues në Shkollën Fillore Robb në qytetin Uvalde.

Guvernatori Abbott e identifikoi sulmuesin si një vendas 18-vjeçar, i cili tha se “qëlloi dhe vrau, tmerrësisht, në mënyrë të pakuptueshme, 14 nxënës dhe vrau një mësues”.

“Sulmuesi ka vdekur dhe besohet se policia e ka vrarë. Dy oficerë përgjegjës janë goditur nga plumbat, por nuk kanë lëndime serioze.”, shtoi ai në CBS.

Vendasve iu kërkua të qëndronin larg vendit të krimit ndërsa policia po e heton rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.